Momenti kur Edon Zhegrova i bën një xhiro lojtarit të Getafe – spektakël

Edon Zhegrova ka dhuruar një paraqitje spektakolare në ndeshjen e mbrëmshme.

Sport

08/11/2019 16:06

Kosovari luajti si titullar në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës, duke arritur që të justifikojë minutat e dhëna nga trajneri.

Zhegrova ishte më i miri në fushën e blertë, sipas vlerësimeve të ‘WhoScored’, duke u vlerësuar me notën 8.0.

Anësori kosovar ishte pjesëmarrës edhe në aksionin e rrjedhshëm të golit të dytë, kur për mrekulli mbylli një trekëndësh në krahun e djathtë, për ta hedhur skuadrën përpara.

Por, ishte edhe një tjetër moment kur Zhegrova dhuroi spektakël, duke ‘i bërë një xhiro’ lojtarit të Getafe.

Më poshtë mund ta shihni videon kur Zhegrova jep spektakël. /Lajmi.net/

KLIKONI KËTU PËR VIDEON