Momenti kur Dua Lipa bën shqiponjën para publikut shqiptar

Artistja shqiptare, Dua Lipa mbrëmë pati një performancë të shkëlqyer.

ShowBiz

11/08/2018 09:59

Ndonëse ka përfunduar koncertin e “Sunny Hill Festival”, ajo pushtoi zemrat e të gjithëve teksa këndonin me të, shkruan lajmi net.

Me të filluar me “Blind your mind”, Lipa vazhdoi me hitet më të suksesshme të saj deri tek “One Kiss”, me Calvin Harris.

Para qindra e mijëra njerëzve, Dua bëri simbolin e shqiponjës e cila nuk heziton të tregoj se është shumë krenare për vendin e saj, Kosovën.

Publiku po ashtu ishte tejet i entuziasmuar pasi Lipa u shfaq e mahnitshme e veshur kuq e zi, me një performancë të shkëlqyer. /Lajmi.net/