Momenti kur djaloshi 4 vjeçar shpëton mrekullisht pasi i ngec dora në ashensor (Video)

Djaloshi 4 vjeçar kishte shpëtuar falë një punonjësi të dyqanit i cili i kishte dëgjuar të qarat e babait t tij për ndihmë dhe e kishte shtypur butonin ‘STOP’.

Bota

27/10/2015 10:02

Ky është momenti i tmerrshëm kur djaloshit i kishte ngecur dora e tij në një ashensor, transmeton lajmi.net.

Kjo është videoja e fundit e aksidenteve të ashensorit, pasi që vitet e fundit në Kinë, shumë aksidente të këtij lloji janë kapur nga kamerat.

Ishin dashur që 10 punonjës dyqani bashkë me babanë e djalit ta shpëtonin atë, i cili pastaj ishte dërguar në spitalin e Shenzhenit.

Thuhet se djaloshi dhe babai i tij ishin duke shkuar poshtë me ashensor kur pastaj dora e djaloshit kishte ngecur në të.

Zyrtarë të Sigurisë dhe Shëndetësisë kanë thënë se do të bëhet një rishikim i ashensorëve në qendra tregtare dhe në zona publike, si pasojë e numrit të madh të vdekjeve dhe lëndimeve.

Një grua gjatë verës kishte vdekur pasi që kishte rënë nga në ashensor i prishtë ndërsa foshnja e saj ishte lënduar për vdekje. /Lajmi.net