Momenti kur bie çatia e katedrales Notre Dame

Katedralja Notre Dame në Paris sot është përfshirë nga zjarri.

Bota

15/04/2019 20:21

Pjesët më të mëdha të çatisë janë djegur duke u rrëzuar përtokë.

Ndërkohë policia franceze i ka larguar njerëzit nga vendi i ngjarjes dhe ka kërkuar nga të gjithë që të shmangin këtë zonë, përcjell lajmi.net.

Shkaqet e këtij zjarri ende nuk janë bërë të ditura dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Notre Dame është e ndërtuar në shekullin e 13-të. Ajo është një nga atraksionet më të njohura të Parisit dhe rreth 13 milionë vizitorë në vit. /Lajmi.net/