Momenti kur ATK zbulon qumësht pa faturë

Një kamion i cili po bartte qumësht në disa rajone të ndryshme është ndaluar në një pikë kontrolli nga Policia e Kosovës.

Lajme

09/11/2018 23:51

Kjo për arsye se Administrata Tatimore e Kosovës kishte përgatitur një plan për të verifikuar mallrat të cilat transportoheshin nga mjetet e lehta deri te ato më të rëndat.

Pamjet nga emisioni “Drejtësia në Kosovë” tregojnë se me të dalë në terren filluan edhe zbulimet e parregullsive të para të transportit të mallrave.


Inspektori i ATK-së, tregon se kamioni i cili i takonte një kompanie vendore po bartte qumësht pa faturë dhe nuk kishte në përdorim arkën fiskale.

Në lidhje me këtë parrëgullësi, inspektori i ATK-së, vendos që rasti i ndalimi të kamionit me qumësht të dërgohet në njësitin përkatës për t’u ndërmarrë me pas edhe masat e tjera ligjore.

Tutje aksioni vazhdon edhe me kamionët që bartin gurë e zhavor

ATK sërish hasi në parregullësi të dokumentacionit i cili mundësontë barten e gurëve dhe zhavorit.

Pamjet e shfaqura në emision ju mundësojnë të shihni parrëgullësitë që hasi ATK gjatë aksionit ndaj evazionit fiskal.