Momenti i shumë pritur prezantohet iPhone i ri, me çmim që nuk do ta merrni me mend

Prezantimi i iPhone të ri nga kjo kompani është pritur me shumë duartrokitje.

Auto & Tek

10/09/2019 20:16

Tom Cook, shef ekzekutiv është duke vazhduar me prezantimin e telefonit më të avancuar që kanë bërë ndonjëherë.

“Sot jam tejet i emocionuar për të ndarë telefonin më të ri”. Ky është telefoni i ri ‘iPhone 11″ me një dizajn komplet të ri, shkruan lajmi.net.

Ky telefon vjen me shumë ndryshime duke filluar nga dizajni, me një kamer 3D, vjen me 6 ngjyra të reja. Me ekran 6.1 inç dhe me audio speciale. iPhone 11 vjen me një sistem komplet rë ri të kamerave me 4 her më të shpejtë.

Është tejet i lehtë kur nuk keni shumë hapësirë për një foto. Edhe portretet tani kanë mundësi për ndryshimin e ndriçimit. Tani, kur dëshironi të bëni foto gjatë natës, vjen opsioni me “Night on”

Kualiteti i videove dhe fotove do ju lë pa fjalë. ‘Iphone 11″ do të ketë dy kamera të cilat do ju mundësojnë të kaloni nga përdorimi i njërës deri tek të dyjat kur jeni duke bërë video. Mund të kaloni nga foto në video vetëm duke klikuar dy herë pa pasur nevojë të ndryshoni ‘frame’.

Po ashtu, është krijuar edhe mundësia për video ‘Slow motion” me kamerën përpara ose ‘selfie.’

Performancat e ‘iPhone’, do të jenë më të shpejtat deri më tani, me një çip prej A13 Bionic, sepse edhe ky çip do të jetë më i shpejti se të gjithë telefonat e mençur.

Sa i përket baterisë, njëra prej më të rëndësishëm , bateria e iPhone 11 do të qëndroj një orë më shumë sesa telefoni i kaluar. Rezistenca ndaj ujit do të jetë deri 2 mm për 30 minuta.

“iPhone 11” do të kushtoj vetëm 700 dollarë. /Lajmi.net/