Momenti i hakmarrjes: Kur Ibrahimovic e bëri për spital Materazzin
Zlatan Ibrahimovic është në mesin e lojtarëve më kontrovers në botën e futbollit.

Sport
Sulmuesi i Milan ka një goxha reputacion në lojën e futbollit. Karriera e tij është shumë e pasur si me gola, por edhe me momente që i sollën kartonë të kuq.
Suedezi regjistron një prej momenteve më të çmendura në Serie A. Bëhet fjalë për ndërhyrjen e tij ndaj Marco Materazzi.
Ngjarja ndodhi në sezonin 2010/11, në Derbin e Milanos. Zlatan e bëri për spital mbrojtësin italian.
“Materazzi bëri një ndërhyrje ndaj meje, si një vrasës. Më lëndoi. Ishte futbollist i fuqishëm. Në rregull. Ndodhi në Juventus-Inter në 2006. Duhej ta lija fushën për pak momente pas atij faulli”, shpjegoi Ibra, transmeton lajmi.net.
“Vite më vonë, kisha mundësinë të luaja ndaj tij (2010/11). Në pjesën e dytë e godita me një lëvizje nga taekwondo. E dërgova në spital. Më pyetën pse e bëra dhe thash se kam pritur për këtë moment katër vite”, shtoi suedezi.
Më poshtë mund ta shihni videon për të cilën bëhet fjalë. Momentin e gjeni nga minuta 2 :50. /Lajmi.net/
