Momenti i çuditshëm, xhudisti eliminohet pasi telefoni i bie nga xhepi

Xhudisti portugez Anri Egutidze është diskualifikuar në mënyrë të çuditshme gjatë meçit, pasi telefoni i tij i ra nga xhepi.

Sport

14/05/2019 10:39

Kundërshtari i Egutidze, Robin Packs, e dominoi takimin dhe ishte afër ta rrëzonte portugezin.

Por incidenti që i ndodhi xhudistit portugez bëri që Packs të kapte telefonin me duar, duke iu drejtuar gjyqtarit të meçit dhe të kërkonte fitoren, përcjell lajmi.net.

Momenti i çuditshëm ndodhi vetëm 13 sekonda pas fillimit të meçit në Grand Slamin e Bakut.

23-vjeçari u ndje i turpëruar pas asaj që i ndodhi dhe e vendosi dorën në zemër për të kërkuar falje, pasi u ndëshkua me të kuq.

Egutidze më pas u arsyetua se ishte duke dëgjuar këngë dhe harroi ta linte telefonin në zhveshtore.

Ai i kishte ofruar Federatës së Xhudos në Portugali që t’ua kthente paratë e shpenzuara për udhëtim në Azerbajxhan, megjithatë kjo ofertë e tiji u refuzua. /Lajmi.net/