Momentet e shkëlqimit të Distrias në Grand Slam Paris 2023
E arta olimpike, Distria Krasniqi e ka arritur finalen e Grand Slamit të xhudos, Paris 2023. Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria tani ka arritur në finale të kësaj gare, ku atje do të përballet me xhudisten hungareze, Reka Pupp, transmeton lajmi.net. Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te finalja, Distria raundin…
Sport
E arta olimpike, Distria Krasniqi e ka arritur finalen e Grand Slamit të xhudos, Paris 2023.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria tani ka arritur në finale të kësaj gare, ku atje do të përballet me xhudisten hungareze, Reka Pupp, transmeton lajmi.net.
Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te finalja, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen Marina Diez Castello, ndërkaq në çerekfinale e mposhti mongolezen, Sosorbaram Lkhagvasuren.
Në gjysmëfinale, Distria e mposhti franceze, Amandine Buchard, kurse tani në finale do të përballet me hungareze, Reka Pupp.
Më poshtë mund t’i gjeni momentet kur Distria mposht kundërshtaret e saja për të arritur deri te lufta për medaljen e artë./Lajmi.net/