Momente prekëse! Beatrixi ‘dua’ mbi varrin e Ergi Dinit (Foto)

Në funeralin e këngëtarit 22-vjeçar Ergi Dini morën pjesë edhe figura të njohura të ekranit dhe artit shqiptar, të cilët nuk e kanë patur vetëm koleg, por mik.

ShowBiz

24/11/2016 13:55

Ndër ta ishin producetja e X-Factor, Vera Grabocka, prezantuesja Alketa Vejsiu, këngëtarja Rosela Gjylbegu, këngëtarja Rozana Radi, këngëtarja Samanta Karavella dhe këngëtarët Alban Ramosaj dhe Beatrix Ramosaj. Funerali i Ergit u zhvillua i gjithi në bazë të riteve të fesë myslimane.

Në çastet e fundit të përcjelljes për në banesën e fundit të Dinit shohim se Rozana, Beatrixi dhe Albani kanë qëndruar edhe disa minuta më shumë se të tjerët tek varri i djaloshit 22-vjeçar, duke shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje.

Madje këngëtarja Beatrix Ramosaj është lutur mbi varrin e Ergit përmes një rituali mysliman për personat që kanë ndërruar jetë, i cili quhet “Dua”.