Momente dramatike/ Zjarri kaplon apartamentin në Turqi, shihni se si nëna i hedh nga dritarja katër fëmijët

Një ngjarje pazakontë është regjistruar në Esenler të Turqisë.

Bota

25/02/2021 13:43

Një nënë është detyruar të hedhë nga dritarja katër fëmijët e saj, pasi apartamenti ku jetonin u përfshi nga flakët.

Teksa nëna hidhte fëmijët, poshtë disa burra kishin hapur një batanije për t’i pritur.

Raportohet se shpëtimi i tyre është bërë me sukses dhe veç dëmeve material nuk ka të lënduar.