Moment i tmerrshëm kur një grua shkelet në zebrat e famshme të The Beatles (Video)

Ky është një moment i tmerrshëm kur një grua goditet nga një veturë teksa kalon zebrat ikonike tashmë të Abbey Road, të cilat janë të famshme për shkak të fotografisë ikonike të grupit Beatles,  e cila ishte fotografia kryesore e albumit të tyre në vitin 1969.

Bota

11/11/2014 22:44

Videoja e cila është postuar që katër ditë, dhe që ka marrë mbi 150 mijë shikime në Youtube, tregon ngjarjen e cila ka ndodhur më 3 korrik të vitit 2012, është xhiruar nga kamerat e vendosura në studion Abbey Road Studios, raporton Mirror, transmeton lajmi.net.

Në video shihet se si vetura e shkel dhe e flak tutje një grua të panjohur më pas largohet. Pastaj aty shihet një kalimtare e rastit e cila kërkon që dikush të thërras ambulancën.

Zëdhënësi i policisë së  Londrrës ka treguar se gruaja e aksidentuar është dërguar menjëherë në spital dhe se ajo ka pasur lëndime në kokë por që është shëruar.

Anney Road është e famshme për shkak se anëtarët e grupit Beatles shihen teksa kalojnë zebrën. Kjo fotografi ishte edhe coveri i albumit të tyre të 11-të, i publikuar në vitin 1969, transmeton lajmi.net.