Moment i pabesueshëm, kur viktima i Ebola-s i gjallë po dërgohej për t’u varrosur

Punëtorët të cilët mbledhin të vdekurit nga virusi Ebola në Liberi, po merrnin një person për ta dërguar në krematorium. Por atyre u ndodhi një e papritur, pasi personi i cili po ngarkohej në kamionin e të vdekurve filloi të lëviz. 

Bota

03/10/2014 23:39

Një video e transmetuar nga televizioni ABC Neës, tregon momentin e pabesueshëm kur një njeri që mendohej se ishte i vdekur nga Ebola u vërejt nga punëtorët e varrimit se ende ishte gjallë.

37-vjeçari i shtrirë në mes të një rruge në kryeqytetin liberian Monrovia, filli të lëviz dorën e tij kur ekipi i punëtorëve e kapi atë për ta futur në kamionin me të cilin viktimat i bartin deri te krematoriumi, ku digjen trupat e tyre.

Një gazetar nga ABC Neës, në ato momente po filmonte momentin e heqjes së trupit të vdekur, transmeton lajmi.net.

Gazetari Richard Besser, ishte duke raportuar para kamerës dhe ngeli i habitur kur e pa se personi i shtrirë po lëvizte dhe bërtiti: “Ai nuk ka vdekur”, “Ata po e largojnë atë, por ai është i gjallë, po e lëviz krahun”.