Molliqaj: Vetëvendosje do të jetë pushteti i së ardhmes
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, thotë se arsyeja pse PDK po del e para në rezultatet e deritanishme zyrtare, është për shkak të daljes së ulët të qytetarëve për të votuar.
Lajme
Molliqaj në një konferencë për media nga zyret e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se procesi zgjedhor i këtij viti ka qenë më i mirë se ai në vitin 2012.
Sipas Molliqajt, shqetësimi vetëm i Vetëvendosjes është pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, ndërsa thotë se Vetëvendosje është rritur e do të bëhet pushtet i së ardhmes.
“Ajo që mbetet shqetësim i Vetëvendosjes është pjesëmarrja e ulët në zgjedhje”.
“Vetëvendosja është subjekti opozitar që është dyfishuar me vota. Kemi 6 deputetë më shumë se sa në zgjedhjet tjera”.
“Pas shumë viteve një koncept po fuqizohet. Ky është gëzim për Kosovën e Vetëvendosjen. Kjo tregon se qeverisja jonë në opozitë e ka fuqizuar dhe rritur Vetëvendosjen dhe kjo tregon se Vetëvendosja është pushteti i së ardhmes”.
“Mendoj që fitorja e PDK-së nuk është fitore e PDK-së por dalje e ulët e qytetarëve të Kosovës në votë”.
“Ne si subjekt politik nuk e kemi gëzimin e mjaftueshëm përkundër rritjes së Vetëvendosjes. Për shkak të fatkeqësisë që kemi pasur një opozitë që nuk i ka kryer punët e veta”.
“Ka një shpresë shumë të madhe sepse koncepti i Vetëvendosjes do të jetë pushteti i cili do ta rrëzojë PDK-në”, tha ai.