Molliqaj: Veç me këto dy kushte PSD do të bënte koalicion parazgjedhor

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj ka thënë se votat e partisë së tij janë në dispozicion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Lajme

26/06/2019 23:44

Megjithatë, ai thotë se nuk ka kuptim të merren iniciativa të tilla nëse nuk sigurohet që në pushtet nuk do vijnë sërish njerëzit e njëjtë.

‘’Cila është formula për me rrëzu Qeverinë. Njerëzit duan ta rrëzojnë sepse besojnë që do të vije dikush tjetër’’, tha ai sonte në T7.

Molliqaj thotë se PSD do të pranonte koalicione parazgjedhore veç me dy kushte.

‘’ Koalicionet parazgjedhore do të ndodhin gjithë. Sdua ta bëj vec sa të bëhen bashkë dy parti. Por duhet t mendohen mirë dhe të dalin fituese. PSD bëhet pjesë vec nëse përmbushen dy kritere: Të jetë koalicion  fitues  dhe nëse elementet përbërëse përfaqësojnë ndryshim në qeverisje. Nëse nuk ndodhin, s’ka kuptim të ndodh koalicioni’’, tha Molliqaj.

LDK e VV kanë marrë iniciativë në këtë drejtim. Ata po presin veç edhe disa vota nga mazhoranca