Molliqaj thotë se sot u dëshmua pafajësia e aktivistëve të VV-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dradan Molliqaj ka thënë se në seancën e sotme ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, të dyshuar për sulm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, u dëshmua se ata janë të pafajshëm.

Lajme
Molliqaj duke komentuar deklaratë e dëshmitarit kryesor në këtë rast, shitësit të motoçikletës, ka thënë se tregon që aktivistët e VV-së janë mbajtur pa të drejtë dhe se ky proces ka qenë i montuar.
Postimi i plotë i tij:
Sot, edhe njëherë u konfirmua pafajësia e aktivistëve tanë qe padrejtësisht po akuzohen për terrorizëm tash e një vit.
Dëshmitari kryesor i rastit, shitësi i motoçikletës, sot deklaroi se nuk i kujtohen personat që e kanë blerë atë nga ai dhe nuk e identifikoi asnjërin nga aktivistët si blerës.
Kjo tregon se deklaratat e mëhershme ishin të montuara politikisht ashtu siç është i montuar komplet ky rast.
Mbajtja e mëtutjeshme në burgje dhe në arrest shtëpiak e Adeas, Egzonit, Frashërit dhe Atdheut përbën një prej shkeljeve më të rënda të drejtësisë në Kosovë./Lajmi.net/