Molliqaj: PSD nuk e voton platformën për dialogun nëse nuk i ka 61 vota

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj është shprehur se nuk do ta votojnë platformën nëse nuk i ka 61 vota.

Lajme

07/03/2019 16:03

“Ne nuk e votojmë një Platformë e cila nuk i ka 61 vota. I ftoj partneret e koalicionit të konsultohen dhe të vendosin”, është shprehur Molliqaj.

Vlen të theksohet se sot në Kuvedin e Kosovës është thirrur seancë e jashtëzakonshme për votimin e Platformës për Dialogun, pjesë e së cilës është edhe partia e Molliqajt.

Kuvendi ka shkuar në pauzë 15-minutëshe për t’u kthyer përsëri me votim. /Lajmi.net/