Molliqaj përkrah aksionin e PDK-së: Martin Berishaj nuk përfaqëson Kosovën por vetëm kryeministrin
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka përkrahur hapur aksionin e aktivistit të PDK-së, Milot Krasniqi. Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj tha se ambasadori Martin Berishaj nuk përfaqëson Kosovën por vetëm kryeministrin Albin Kurti dhe grupin e tij, shkruan lajmi.net. Aksioni i aktivistit të PDK-së për Molliqajn ishte aksion i qëlluar. Ai shtoi…

Lajme
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka përkrahur hapur aksionin e aktivistit të PDK-së, Milot Krasniqi.
Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj tha se ambasadori Martin Berishaj nuk përfaqëson Kosovën por vetëm kryeministrin Albin Kurti dhe grupin e tij, shkruan lajmi.net.
Aksioni i aktivistit të PDK-së për Molliqajn ishte aksion i qëlluar.
Ai shtoi se afera e ambasadorit ka përmasa serioze.
Sipas tij, aktivisti i arrestuar duhet të lirohet menjëherë, madje ai tha se Martin Berishaj pas shkarkimit duhet të ndiqet penalisht.
Kujtojmë se Milot Krasniqi, aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës, të enjten e ka ‘mbuluar’ me dinarë të printuar të Serbisë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berisha, teksa ky i fundit po merrte pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci në Prishtinë.
“Përballë pushtetit arrogant e të rrezikshëm, opozitën duhet ta bëjmë çdo ditë duke e rritur intensitetin”, shtoi ai.
Postimi i plotë i Molliqajt:
Martin Berishaj nuk përfaqëson Kosovën por vetëm Kryeministrin dhe grupin e tij. Aksioni i aktivistëve opozitar të PDK është shumë i qëlluar. Afera e ambasadorit ka përmasa serioze.
Aktivisti i arrestuar duhet të lirohet menjëherë. Kurse Martin Berishaj pas shkarkimit duhet të ndiqet penalisht.
Përballë pushtetit arrogant e të rrezikshëm, opozitën duhet ta bëjmë çdo ditë duke e rritur intensitetin./Lajmi.net/