Molliqaj për vizitën e Kurtit tek varri i Rugovës: Nuk ka më Republikë të tretë, as Republikë të re

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vizitës që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Lajme

17/02/2020 18:03

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se pas vizitës së Kurtit tek varri i Rugovës, më nuk duhet çuditur me asgjë.

Reagimi i plotë:

Më i riu në rrugën e konformizmit

Vizita e Albin Kurtit më 17 Shkurt tek varri i Rugovës nuk është e zakonshme. Mbase nuk ka gjë të keqe në vetvete thjesht nderimi i tij. Por, nuk e bëri këtë në përvjetorin e tij të vdekjes. Kështu mund të ishte një nderim i rëndomtë. Ai po i përkulet me 17 Shkurt. Është Ibrahim Rugova si projekt politik.

Janë tashmë shumë indikacione që çojnë në të njejtin drejtim: në intervistën e tij në Rubikon ai po lutej që mos të vlerësohej karshi temave që ishin kauza për 15 vjet, por për antikorrupsionin; kurse në marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK – në nuk ka bash asgjë që mund të quhet transformuese.

Vizita e tij tek Rugova e ka përtërirë dhe vulosur traditën. Shumë figura të rezistencës e kanë bërë para tij. Kështu, varri i Rugovës është bërë monumenti i ”rrugës së re”. Pas këtij gjesti s’kemi pse çuditemi me asgjë. Nuk ka më Republikë të tretë, as Republikë të re.

Pas intervistave të fundit, një shok me tha: ”Albini vetëm tash është bërë politikan”. Nga pikëpamja e sotme unë vlerësoj që gjatë aktivitetit tonë kemi pasur model fatal organizimi. Prirjet komplotiste vinin nga po ky model. Por një gjë e vlerësoj si virtyt që duhet ruajtur me çdo kusht. Kemi punuar gjatë me praktikë e teori për ta luftuar përkufizimin e politikës që ma tha ky shoku im. Për politikën pa përpjekje për të vërtetën; për politikën që mashtrimin e ka parim normal operues; për politikën ”realiste”, atë politikë ku shpjegimi i rrethanave bëhet strehë për oportunizmin; atë politikë që na thotë se njeriu s’është gjë tjetër veç mish dhe asht . Atë politikë që na thotë se nuk ia vlen të jetohet për një Ide të madhe. /Lajmi.net/