Molliqaj: Kurti i jep gurmazit sa që mundet, opozita e injoron – Popullizmi shfrytëzon ndjenjat e njerëzve, por nuk bashkëndjen me ta.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shkruar në lidhje me fushatën e kryeministrit Albin Kurti që po e mban në qytete të ndryshme të Kosovës. Molliqaj ka komentuar zërin e lartë të Kurtit që po e shoqëron në fjalimet e tij, shkruan lajmi.net. Sipas tij, Kurti hakërrehet me zë të ngjirur, i jep gurmazit sa…

Lajme

14/01/2025 20:53

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shkruar në lidhje me fushatën e kryeministrit Albin Kurti që po e mban në qytete të ndryshme të Kosovës.

Molliqaj ka komentuar zërin e lartë të Kurtit që po e shoqëron në fjalimet e tij, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, Kurti hakërrehet me zë të ngjirur, i jep gurmazit sa që mundet, krejt kjo sepse ai kërkon t’i pushtojë shpirtrat ndërsa opozita e injoron në atë stilin “veç kulturën tënde po e tregon”.

Ai ka shkruar se ky është problemi me përgjigjen e gabuar liberale gjithandej.

“Korrektësia, që shpesh i ngjan policisë gjuhësore, çfarë bën? E denoncon apelin drejtuar ndjenjave. Pra, unë nuk merrem me atë që flet kështu, e injoroj dhe e përçmoj këtë gjuhë. Jo, zërit të ngjirur, për të cilin ju garantoj se është i ushtruar, duhet t’i përgjigjemi me një zë që jehon e kumbon sepse është autentik e i vërtetë. Popullizmi shfrytëzon ndjenjat e njerëzve, por nuk bashkëndjen me ta. Teksa i thërret ndjenjave, nuk t’jep mundësi çlirimi. Ai ta artikulon gjendjen, por pa shkaqe e strukturë. T’thotë se nuk jemi të varfër, por të vjedhur. Teksa bën lidhje të shkurtra, ai ta përdorë mllefin që sublimohet në autoritet për liderin. Në vend se t’i fuqizojë subjektet e tij, ai i dorëzon ata te lideri. Politika e vërtetë don zemër dhe guxim, siç kërkon dije e thellim. Sepse nuk gënjejmë, nuk skuqemi as nuk frikësohem”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: