Molliqaj, Ismailit: Populli ka vendosur kë ta largojë nga politika
“… Sa i përket dëshirës së kamotshme të SHIK-ut për të më larguar nga politika, besoj që populli ka vendosur tashmë se kush do të largohet”

Lajme
Deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se populli ka vendosur kush duhet të largohet nga politika, duke replikuar me nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismaili.
Ismaili më herët pati kritikuar Molliqajn për një deklaratë të tij për disa gjyqtarë, duke theksuar se njerëz të tillë duhet të largohen nga skena politike e vendit.
Postimi i plotë:
Uran Ismaili, nënkryetari i PDK-së që është rritur në prehrin e Kadri Veselit, më paska akuzuar sot se po i kërcënoj gjyqtarët që po i mbajnë nën arrest aktivistët tanë të pafajshëm. Gjyqtarët që shefi i tij Kadri Veseli i mbanë në xhep përmes kërcënimeve e korrupsionit. Ashtu siç e mban në xhep Uranin përmes bizneseve të pista që ai ia drejton Veselit.
E sa i përket dëshirës së kahmotshme të SHIK-ut për të më larguar nga politika, besoj që populli ka vendosur tashmë se kush do të largohet 🙂