Molliqaj ironizon me LDK-në e LVV-në: Nuk e kanë sigurinë të caktojnë një kandidat për kryeministër

Ish deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj ish partisë se tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme

25/08/2019 14:05

Molliqaj përmes  një postimi në Facebook, duke ironizuar thotë se Agim Bahtiri në LVV nuk qenka mandat i vjedhur.

Sipas tij, Vetëvendosje është e para vetëm për hipokrizi dhe për asgjë tjetër.

“Agim Bahtiri në VV nuk qenka mandat i vjedhur. Rrafsh 2 vjet na patën lodhur me akuzën e vjedhjes së mandateve. Dhe fundi po e rikuptimëson fillimin. Ata ia bëjnë qefin vetes se janë të parët në Kosovë. Ama janë të parët vetëm për hipokrizi, për asgjë tjetër”, ka shkruar Molliqja, përcjell lajmi.net.

Po ashtu Molliqaj ka shkruar se, LDK dhe VV nuk e kanë sigurinë e brendshme të caktojnë një kandidat për kryeministër.

Ai thotë se LDK–ja po frikësohet nga vetja, kurse VV-ja nga refuzimi i LDK-së.

“I vetmi koalicion që ka përcaktim të qartë është PSD-AAK. Ky është i vetmi koalicion që di dhe guxon të realizojë politika për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka shkruar tutje Molliqja. /Lajmi.net/