Molliqaj i “falet” nderit të Limajt pasi ky ia përkrahu protestën: Kurti duhet të dorëhiqet

Kryetari i PSD-së, Daran Molliqaj e ka falënderuar kreun e Nismës, Fatmir Limaj për përkrahjen që do t’i japë kësaj partie në protestën e organizuar më 25 mars kundër Asociacionit. Në një postim në Facebook, ai këtë “bashkëpunim opozitar” e ka quajtur të vleshëm dhe të nevojshëm, shkruan lajmi.net. “Marrëveshja është jashtëzakonisht e dëmshme. Ky…

Lajme

23/03/2023 15:41

Kryetari i PSD-së, Daran Molliqaj e ka falënderuar kreun e Nismës, Fatmir Limaj për përkrahjen që do t’i japë kësaj partie në protestën e organizuar më 25 mars kundër Asociacionit.

Në një postim në Facebook, ai këtë “bashkëpunim opozitar” e ka quajtur të vleshëm dhe të nevojshëm, shkruan lajmi.net.

“Marrëveshja është jashtëzakonisht e dëmshme. Ky kryeministër nuk ka legjitimitet, prandaj duhet të dorëhiqet. Prandaj të shtunën, ora 14:00, sheshi “Zahir Pajaziti”, protestojmë”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë i Molliqajt:

E falënderoj NISMA-n Socialdemokrate dhe z.Limaj për mbështetjen që i japin protestës së 25 marsit. Bashkëpunimi opozitar është i vlefshëm dhe i nevojshëm.

Marrëveshja është jashtëzakonisht e dëmshme. Ky kryeministër nuk ka legjitimitet, prandaj duhet të dorëhiqet. Prandaj të shtunën, ora 14:00, sheshi “Zahir Pajaziti”, protestojmë.

Dorëheqje!. /Lajmi.net/