Mollie dhe Arterton shkëlqejnë nën ari

Ylli Mollie King dhe aktorja Gemma Arterton kanë shkëlqyer gjatë mbrëmjes së djeshme të dominuar me veshje ngjyrë ari.

ShowBiz

09/04/2014 18:18

Gjatë mbrëmjes të së martës, në kinemanë e Londrës u luajt një dokumentar për dizajnerin Italian legjendar të Guccit, ku u shfaq jeta dhe puna e tij.

Sidoqoftë, jashtë kinemasë ngjyra e arit ishte ajo që e dominoi pasi disa yje kishin vendosur të paraqiten në këtë mënyrë.

Ata që ranë në sy më shumë, ishin Mollie dhe Gemma Arterton të cilët shkëlqyen nën këtë ngjyrë, e cila tregon elegancën.