Mohamed Salah refuzon ofertën marramendëse të Juves

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 170 milionë euro të Juventusit - por mund të rishikojë situatën verën e ardhshme.

Sport

16/06/2019 18:27

Sipas Mirror, që e përshkruan artikullin si ekskluzivitet, Juventusi dhe Real Madridi po përgatitnin 170 milionë euro për Salahun.

Gazeta britanike siguron se egjiptiani do të qëndrojë në ‘Anfield’ këtë edicion, por paralajmëron se do të shqyrtojë opsionet e tij vitin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

27-vjeçari qëllimin kryesor e ka fitimin e Premierligës dhe nëse një gjë e tillë ndodhë sezonin e ardhshëm, largimi i tij do të jetë i pashmangshëm.

Salah ishte pjesë e rëndësishme e triumfit të ‘Të Kuqëve’ në Ligën e Kampionëve këtë sezon, i cili është edhe trofeu i vetëm i tij me ekipin e Jurgen Klopp.

Ai ka shënuar 71 gola në 104 paraqitje për Liverpool që nga transferimi i tij nga Roma në vitin 2017. /Lajmi.net/