Mogherini paralajmëron kosovarët se me MSA do të kenë shumë të mira

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, tha se është bërë shumë punë nga të dyja anët, dhe është mirë që më në fund u nënshkrua MSA-ja.

Lajme

27/10/2015 13:56

Ajo tha se presin që MSA-ja sa më parë të hyjë në fuqi dhe pas kësaj do të ketë shumë të mira për njerëzit e Kosovës.

“Presim që kjo të hyj në fuqi sa më parë që është e mundur. Pas kësaj do të ketë shumë të mira për njerëzit e Kosovës dhe për Bashkimin Evropian, për stabilitetin dhe integrimin e rajonit. Është një moment i mirë”, theksoi ajo.