Mogherini: Marrëveshja me Iranin gati të arrihet

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se marrëveshja për programin bërthamor të Iranit është në “pëllëmbë të dorës”.

Bota

25/02/2015 08:49

Ajo u ka bërë thirrje palëve që të tregojnë vullnet politik, para rrethit të ardhshëm të bisedimeve, që do të mbahet javën e ardhshme në Gjenevë.

“Ne nuk duhet ta humbasim këtë mundësi”, ka thënë Mogherini.

Më 23 shkurt, negociatorët, pas dy ditësh bisedime në Gjenevë, kanë raportuar për ca përparim, por kanë thënë se mbetet ende punë për t’u bërë për të arritur marrëveshje para afatit të 31 marsit.

Fuqitë botërore i kërkojnë Teheranit të dëshmojë se programi i tij bërthamor është paqësor, raporton REL.