Mogherini arrin t’i bëjë bashkë pozitën, opozitën dhe Listën Serbe (Foto)

Pas takimit të Përfaqësueses së Lartë të BE, Frederica Mogherinit me kryeministrin Isa Mustafa, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, ajo tani është duke zhvilluar një takim tjetër.

Lajme

04/03/2017 11:28

Mogherini ka arritur që të mbledh në një tryezë të përbashkët pozitën bashkë me opozitën e Listën Serbe, që një gjë e tillë nuk është parë tash e sa kohë.

Kujtojmë, se në takim po marrin pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,  kryeministri Isa Mustafa, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, e kryetari i Listës Serbe, Slavmo Simiq.