Moggi zbulon sekretin e Ronaldos në Juventus

Cristiano Ronaldo kishte pranuar të transferohet në Juventus më 2003.

Sport

31/10/2017 09:23

Ish drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi ka bërë të ditur se kishte arritur marrëveshje për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Sporting Lisbona.

Por, transferimi i yllit portugez në Torino nuk u realizua sepse Marcelo Salas nuk pranoi të shkëmbehej duke iu bashkuar klubit portugez.

“Ndodhi më 2003, e kisha pajtimin nga Cristiano Ronaldo. Ai ishte shumë i lumtur të transferohet në Juventus”, deklaroi Moggi për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Por, Salas nuk e pranoi shkëmbimin dhe gjithqka mbeti me kaq”, u shpreh ai. /Lajmi.net/