Moggi tallet keq me Bonuccin

Njeriu kontravers i futbollit italian, Luciano Moggi, ka kritikuar Leonardo Bonuccin.

Sport

08/10/2017 14:33

Ai deklaroi se Bonucci është viktimë e vetvetes.

“Bonucci nuk po kalon një moment të mirë. Ai u largua nga një ekip ku luante me skemën 3-5-2 dhe shkoi në një skuadër që preferon 4-4-2-shin. Milani luan rrëmujshëm dhe jo si skuadër”, deklaroi Moggi, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kundër Maqedonisë, Leo gaboi shumë dhe në gjëra fare elementare. Mendoj se është një problem psikologjik, lojtarët kur nuk janë në formë të mirë psiko-fizike bëjnë gabime foshnjarake”.

“Ai është viktimë e vetvetes, mendoj se ka folur shumë përpara kohe. Pranoi të bëhej kapiten i Milanit, por rendimenti i tij nuk është prej kapiteni e aq më pak prej një lojtari të kombëtares”, shtoi ai. /Lajmi.net/