Moggi i shpall luftë trajnerit me emër: Ti nuk di asgjë, nuk fiton kurrë trofe

Luciano Moggi ka akuzuar trajneri e Napolit, Mauricio Sarri.

Sport

13/03/2018 12:42

Luciano Moggi është duke vijuar jetën e tij në Itali dhe së fundmi është bërë protagonist. Ai teksa u intervistua nga “Sport Italia” ka akuzuar trajneri e Napolit, Mauricio Sarrin, duke thënë se trajneri nuk ka për të pasur sukses me skuadrën e tij në Europë, madje nuk ka për të fituar asnjë trofe.

“Juventusi nuk ka pasur kurrë nevojë për aksionerë. Kështu ka ndodhur edhe në kohën time. Sepse fitohen kampionate, Kupa të Italisë, shkohet në finale të Championsit. Ku e di Sarri sa fitohet në finalen e Ligës së Kampionëve? Ai nuk ka shkuar kurrë. Këtë sezon është eliminuar nga Kupa e Italisë, Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës.

Në kampionat janë edhe 30 pikë në lojë dhe Napoli nuk mund të nënvlerësohet. Pak më parë kam thënë se Juventusi do fitojë kampionati, pasi e njoh ambientin. Juventusi është ambient, ku duhet fituar patjetër. Te Napoli le të shikohen në pasqyrë që luajnë mirë, por kjo është ndryshe nga Juventusi, ku në pasqyrë shikohet si fitohet. Atë top që i dhanë Insigne, nëse ia japin Dybalas dhe Higuainit, është gol. Derisa te Napoli të jetë Sarri, ky ekip nuk do të fitojë asgjë” , deklaroi Moggi.