Modric: S’duhet të pësojmë gol ndaj Dortmundit

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric mendon se vendimtare për ekipin e tij është të mos pësojë gol nga Borussia Dortmundi, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të mërkurën mbrëma. Të dyja ekipet janë përballur sezonin e kaluar në gjysmëfinale, ndërsa Dortmundi shkoi në finale pas fitores 4:3 pas dy…

Sport

01/04/2014 15:47

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric mendon se vendimtare për ekipin e tij është të mos pësojë gol nga Borussia Dortmundi, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Të dyja ekipet janë përballur sezonin e kaluar në gjysmëfinale, ndërsa Dortmundi shkoi në finale pas fitores 4:3 pas dy ndeshjesh.

Mirëpo, mesfushori kroat beson se ekipi i tij mund ta eliminojë këtë sezon ekipin gjerman.

“Është mjaft e rëndësishme që të mos pësojmë gol. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne luajtëm ndaj tyre katër herë sezonin e kaluar dhe e dimë se sa të fortë janë në kundërsulme”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i Tottenhamit.

“Ne duhet të jemi të qetë kur e humbim topin, kemi nevojë të kthehemi shpejtë në mbrojtje. Duhet t’u bëjmë presion. Nëse fitojmë me një gol apo dy avantazh, do të ishte gjë e madhe, por nëse nuk pësojmë gol, kjo do të jetë vendimtare”, përfundoi ai.