Modric për Ligën e Kombeve: Është jo-njerëzore të na detyrojnë të luajmë katër ndeshje në 10 ditë

Luka Modric është lojtari i radhës që shprehet kundër Ligës së Kombeve.

Sport

15/06/2022 08:30

Ylli kroat, Modric ishte pjesë e kombëtares së Kroacisë në ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ku kroatët morën edhe një fitore ndaj Francës.

Por, angazhimi i tepërt nuk i duket në rregull mesfushorit të Real Madrid.

“Nuk është normale të na detyrojnë të luajmë katër ndeshje në 10 ditë, pas një sezoni sikur ky”, ka thënë Modric, transmeton lajmi.net.

“Është jonjerëzore”, shtoi ai.

Modric ka bërë një sezon të shkëlqyer, ku ka fituar Champions League, La Liga dhe lojtari më i mirë kroat i vitit. /Lajmi.net/