Modric para ndeshjes ndaj City: Jemi gati të luajmë në finalen e Champions League
Luka Modric është paraqitur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Manchester City.
Sport
‘Los Blancos’ luajnë në shtëpi ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League.
Modric është optimist dhe beson se skuadra e tij është gati të përmbys Manchester Cityn dhe të luajë në finale të kompeticionit.
“Atmosfera është shumë e mirë. Ne po presim për ndeshjen e nesërme. E dimë se çfarë duhet të bëjmë”, ka thënë Modric, transmeton lajim.net.
“Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Ne jemi gati të luajmë mirë dhe të kualifikohemi në finale të Champions League”, shtoi kroati.
Luka Modric pritet të jetë startues në ndeshjen që Real Madrid e luan nesër me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/