Modric: Nuk kam rinovuar akoma, por nuk do t’ia bëj sikur Mbappe

Luka Modric nuk ka kursyer thumbimet për Kylian Mbappe.

Sport

25/05/2022 08:48

Ylli kroat i Real Madrid, Luka Modric ka folur së fundmi lidhur me kontratën e tij.

Mesfushori ka bërë të ditur se akoma nuk ka nënshkruar një rinovim kontrate me ‘Los Blancos’, por ka thënë se nuk do të bëjë ato që bëri Mbappe.

“Unë nuk kam vazhduar akoma kontratën me Real Madrid… por nuk do të bëj një Mbappe”, ka thënë Modric, transmeton lajmi.net.

“Dhe shpresoj që klubi nuk do të bëjë diçka të atillë ndaj meje”, shtoi kroati.

Modric ka qenë një nga figurat kyçe në dekadën e fundit te skuadra e Real Madrid. /Lajmi.net/