Modric: Nuk jam shpëtimtari i Realit

Luka Modric ka dëshpëruar Real Madridin duke thënë se ai nuk është shpëtimtari i kësaj skuadre.

Sport

15/03/2015 11:54

Modric ka thënë se skuadra e tij duhet të dalë nga kriza në mënyrë të përbashkët, e jo të pret që ai të bëhet shpëtimtari.

“Unë nuk jam shpëtimtari. Shpëtimtari i vetëm i këtij momenti është vet skuadra”, tha Modric për Sportske Novosti.

“Sidoqoftë, gjëja më e rëndësishme për momentin për mua është që jam rikthyer nga lëndimi”, përfundoi kroati.

Modric gjithashtu ka folur pak për El Clasicon duke thënë se gjasat në këtë takim për dy skuadrat janë 50-50.