Modric: Ndeshjet ndaj Barçës janë gjithmonë shumë intensive

Luka Modric ka folur në lidhje me ‘El Clasicon’. Real Madrid dhe Barcelona do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshje miqësore në Las Vegas. Për mesfushorin e ‘Mbretërve’, takimet ndaj rivalit të tyre më të madh janë gjithmonë me shumë intensitet, transmeton lajmi.net. “Ne do të përpiqemi të bëjmë mirë, të përgatitemi sa më mirë…

Sport

23/07/2022 21:39

Luka Modric ka folur në lidhje me ‘El Clasicon’.

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshje miqësore në Las Vegas.

Për mesfushorin e ‘Mbretërve’, takimet ndaj rivalit të tyre më të madh janë gjithmonë me shumë intensitet, transmeton lajmi.net.

“Ne do të përpiqemi të bëjmë mirë, të përgatitemi sa më mirë me këto ndeshje. Ne e dimë që luajmë El Clasico dhe se ndeshjet kundër Barçës janë gjithmonë shumë intensive, me pritshmëri të mëdha dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ta bëjmë mirë. Nuk duhet të mendojmë shumë për rezultatin, por atë që kërkon trajneri ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të përmirësohemi deri në fund”, tha kroati.

Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet nesër, me fillim nga ora 05:00 e mëngjesit./Lajmi.net/