Modric ka vendosur se ku do të luajë në sezonin e ri

Po i vije fundi telenovelës rreth të ardhmes së Luka Modric.

Merkato

26/02/2019 09:37

Luka Modric po lidhet me një largim nga Real Madridi, por që lojtari duket se përfundimisht ka vendosur për të ardhmen e tij.

Mesfushori është duke u kërkuar me ngulm nga Interi, mirëpo duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Modric ka pranuar që ta rinovojë kontratën me Real Madridin, duke e refuzuar edhe një herë kalimin te nerazurët.

Sipas Mundo Deportivo, marrëveshja ishte arritur para se kroati ta fitonte Topin e Artë në vitin e kaluar, andaj pritet që shumë shpejtë të hidhet lapsi në letër. /Lajmi.net/