Modric: Jemi gati për ndeshjen ndaj Anglisë

Anglia dhe Kroacia, do të fillojnë aventurën e tyre në “Euro 2020” sot nga ora 15:00.

Sport

13/06/2021 09:25

Para ndeshjes mesfushori kroat, Luka Modric ka folur në një konferencë shtypi, transmeton lajmi.net.

“Ndihem shumë mirë dhe nuk kam nevojë të theksoj, se sa nder i madh, është të luash për Kroacinë, tha ai.

“Ky është një kompeticon i madh, ka pritje të mëdha nga njerëzit tanë. Ne gjithashtu presim shumë nga vetja jonë dhe ne mezi po e presim atë. Shpresojmë se do të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë”, shtoi ai.

“Anglia po luan para tifozëve të saj, është një nisje EURO-s për ne, unë pres një ndeshje vërtet të vështirë dhe luftarake. Ne jemi gati, kemi punuar shumë këto shtatë ditë, duke u përgatitur mirë”, përfundoi Modric.

Ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë zhvillohet nga ora 15:00. /Lajmi.net/