Modric i lumtur me kualifikimin e Kroacisë

Mesfushori i Real Madridit dhe Kroacisë, Luka Modric ka folur në lidhje me kualifikimin tutje të Kroacisë. Kroacia ndeshjen e fundit në kuadër të grupeve kundër Belgjikës luajti baras, por arriti kualifikimin nga pozita e dytë. Pas këtij suksesi ka komentuar një ndër mesfushorët më të mirë kroat, Luka Modric. “Jemi të kënaqur që jemi…

Sport

01/12/2022 23:24

Mesfushori i Real Madridit dhe Kroacisë, Luka Modric ka folur në lidhje me kualifikimin tutje të Kroacisë.

Kroacia ndeshjen e fundit në kuadër të grupeve kundër Belgjikës luajti baras, por arriti kualifikimin nga pozita e dytë.

Pas këtij suksesi ka komentuar një ndër mesfushorët më të mirë kroat, Luka Modric.

“Jemi të kënaqur që jemi në fazën e 1/16-ve. Mendoj se e merituam, veçanërisht për llojin e lojërave që kemi luajtur në dy paraqitjet e fundit. Kemi luajtur një lojë shumë të mirë, ka pasur raste kur kemi hasur vështirësi. Ne kemi vendosur gjithçka në fushë. Të gjithë jetojmë për këtë. Ne kemi arritur objektivin tonë të parë, duke përparuar në fazën e grupeve dhe tani po ecim përpara. Sot treguam se jemi një ekip më i mirë dhe se mund të luajmë kundër kujtdo. Këdo që takojmë në raundin e 16 do ta dinë se nuk do të jetë e lehtë me ne.”, është shprehur ai.

Kroacia në fazën tjetër përballet me Japoninë, pasi siguroi plasmanin tutje duke mposhtur Spanjën 2:1./Lajmi.net/