Modric gëzon Realin
Luka Modric ka përfunduar fazën e dytë të rikuperimit nga lëndimi dhe është rikthyer në Madrid, ku ka vizituar skuadrën e tij.
Sport
Real Madrid është gëzuar pas rikthimit të mesfushorit Luka Modric nga Antëerpen ku kreu fazën e dytë të rikuperimit nga lëndimi.
Ylli kroat ka vizituar bashkëlojtarët e tij në stërvitjen e sotme, duke u përshëndetur me ta, përfshirë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, kurse ka gëzuar tifozët e Los Blancos që mezi presin rikthimin e tij në fushën e lojës.
Modric është një prej futbollistëve më të dashur të Realit, dhe mungesa e tij ndihet shumë në lojën e skuadrës së trajnerit Carlo Ancelotti. Por, ai nuk do të jetë i gatshëm edhe për disa javë.