Modric: Fitore para El Clasicos
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka kërkuar fitore ndaj Levantes para El Clasicos me Barcelonën në Camp Nou.

Sport
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric i ka bërë thirrje ekipit të fitojë ndaj Levantes të dielën, para duelit me Barcelonën në Camp Nou.
“Ne kemi biseduar mes vete dhe Ancelotti ka përvojën e duhur për ta ngritur ekipin. Dueli me Levanten nuk do të jetë i lehtë, na nevojitet fitorja për ta ngritur vetëbesimin para El Clasicos”, deklaroi Modric për “Sportske Novoski”.
“Ky nuk është Real Madridi i vërtetë, por jam i sigurt se do të kthehemi në nivelin ku ishim, kur njerëzit flisnin për ne si ekipi më i mirë në histori”, u shpreh ai.