Modric e Ramos ‘frikësojnë’ Barcelonën

Dy prej futbollistëve kryësorë të Real Madridit, Luka Modric dhe Sergio Ramos janë rikthyer nga lëndimi dhe do të luajnë kundër Levantes të dielën, para El Clasicos pas një jave.

Sport

13/03/2015 22:58

Luka Modric e Sergio Ramos do të jenë dy “përforcimet” e Real Madridit në El Clasicon kundër Barcelonës në Camp Nou, më 22 mars.

Mesfushori dhe qendërmbrojtësi janë rikuperuar nga lëndimet dhe do të luajnë në duelin me Levanten të dielën.

Kështu ata do të kenë mundësinë që të testojnë veten pas mungesës, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për ballafaqimin e rëndësishëm kundër Barcelonës.