Modric: Barazimi, sikur fitore
Luka Modric konsideron që barazimi në "Camp Nou", për Real Madridin ka vlerën e një fitoreje.

Sport
Kështu ka deklaruar kroati pas El Clasicos, e cila u mbyll 1:1.
“Një pikë e merituar dhe shumë e rëndësishme. Një gol në fund, ta jep ndjesinë e fitores. Nuk u dorëzuam deri në fund, luftuam dhe u shpërblyem”, deklaroi Modric, përcjellë “Lajmi.net”.
Modric dhe Ramos ishin futbollistët më të mirë në fushë.