Modric arsyeton sulmuesit e Real Madridit

Luka Modric ka thënë se nuk duhet pritur që Real Madrid të shënojë shumë gola në çdo ndeshje.

Sport

08/02/2016 10:53

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, është shprehur se Real Madridi nuk mund të shënojë shumë gola në çdo ndeshje.

Kroati e realizoi golin e fitores ndaj Granadas, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1:2 në të mirë të Los Blancos.

“S’mund të pritni që të shënojmë shumë gola në çdo ndeshje, futbolli s’është kështu”, ka thënë ai.

“Treguam karakter dhe krijuam shumë raste të pastërta për gol por nuk shënuam andaj ky është dallimi. Dy gola si mysafirë është mjaft mirë”, shtoi Modric.