Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ ndaj Encës: Të bëra të famshme, je fundi i bishtit të kavallit

Roza Lati ka reaguar ashpër pas deklaratave të Encës.

ShowBiz

20/06/2019 22:35

Roza Lati kishte ftuar javë më parë në emisionin e saj Trejsi Sejdinin, ku kjo e fundit kishte përmendur Encën, shkruan lajmi.net.

“A je e virgjër si Enca?”, e kishte pyetur dikush nga fansat, ndërsa përgjigja e modeles ishte “Sa është një Enca janë tre Trejsa ..si mund të mos jetë e virgjër Enca. Kush e mban krik Encën”.

Kjo e fundit ka reaguar në një intervistë dhënë për “Xing”, ku tha ““Më shumë sesa personazhet që përdorin emrin tim për tu bërë viral ose për të kap ndonjë emision, unë mendoj emisionet dhe mediat që u japin hapësirë personazheve të tillë për të dalë dhe për të thënë gjëra kundra meje vetëm sepse unë nuk i kam shkuar në emision. Unë historikisht i kam mbështetur të gjithë mediat, gazetarët, televizionet dhe më vjen shumë inat kur i them një televizioni apo një emisioni që për momentin nuk bëjmë dot gjë, nuk është momenti, ka 1001 arsye. Dhe ti shkon merr një personazh thjesht për të folur për mua, për
të zëvendësuar mungesën time, aty tregon që kemi një problem shumë të madh”.

Pas gjithë kësaj ‘zhurme’, ka reaguar Roza Lati, e cila thekson se ishte ajo që e kishte mbështetur Encën në fillimet e saj si këngëtare.

Për më shumë, shikoni reagimin e plotë të Rozës në fotografitë e mëposhtme. /Lajmi.net/