Moderatorja shqiptare publikon për herë të parë fotografi nga shtatëzania

Ilda Bejleri është komentuar kohëve të fundit për një shtatëzani të mundshme.

ShowBiz

06/06/2022 09:55

E moderatorja shqiptare ka qëndruar në heshtje duke mos komentuar këto thashetheme, shkruan lajmi.net.

Sot ajo ka vendosur të thyejë heshtjen duke postuar fotografi me barkun e rrumbullakosur kështu duke konfirmuar shtatëzanin e saj.

Ilda ka publikuar një foto ku i duket barku i rrumbullakosur dhe ajo shfaqet duke mbajtur në dorë një pijë, por e ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për pije alkoolike.

“Është thjeshtë Rose Lemonade”, ka shkruar moderatorja, e cila nuk mund të konsumojë alkool për shkak të shtatëzanisë./Lajmi.net/