Moderatorja shqiptare merr vaksinën anti-COVID

Ilda Bejleri është vaksinuar kundër koronavirusit.

ShowBiz

06/05/2021 17:46

Në Shqipëri po vazhdon në intenzitet më të lartë vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Instagram, moderatorja Ilda Bejleri ka bërë të ditur se mori vaksinën kundër virusit.

Ajo publikoi edhe kartonin, i cili dëshmon se ajo mori vaksinën e AstraZenecës.

Madje, përmes një videoje ajo tregoi edhe procesin e vaksinimit, teksa tregoi se është mirë dhe nuk ka ndonjë shqetësim. /Lajmi.net/