Modelja u del lakuriq hajnave

Derisa kishin hyrë në shtëpinë e saj, modela u ka dalë hajnave lakuriq.

ShowBiz

11/12/2019 23:04

Modelja Danii Banks, 29 vjeçe, është përballur së fundmi me diçka të sikletshme.

Derisa po flinte gjumë, qentë i kanë bërë me dije se dikush ka hyrë brenda në shtëpi dhe ishin hajat ata të cilëve modelja u doli lakuriq në shtëpinë e saj në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo shkoi në dhomat e tjera të shtëpisë dhe aty u përball me një person të armatosur i cili kishte hyrë për të vjedhur. I dyshuari kërkonte para dhe e detyroi modelen që të hapte kasafortën, por brenda nuk gjeti asgjë.

E gjithë kjo skenë është filmuar nga një kamera brenda shtëpisë, pamje të cilat janë publikuar për herë të parë nga “TMZ”./Lajmi.net/