Modelja shqiptare i reagon ndjekësit që e ofendoi për martesën me biznesmenin izraelit

Emina Çunmulaj, është një nga modelet më të suksesshme shqiptare e cila prej vitesh jeton në Amerikë.

ShowBiz

07/03/2019 09:19

Në llogarinë e saj, Instagram ajo ka pranuar një mesazh fyes për bashkëshortin e saj izraelit, shkruan lajmi.net.

“Shkon me arab nuk je shqiptare”, është mesazhi që ka pranuar nga ndjekësi.

“E more vlla, po sikur të ishte ti 10% shqiptar nga ajo që jam une… Turp të kjoft… Se e shkreta nonë bela edhe me halle të ka rrit trupit e të ka mesua të keqen nga e mira por ti djal shko gjeje ndonjë punë e mos hup kohë me energji negative se për besë more vlla kështu ndahen njerëzit”, i përgjigjet Çunmulaj.

Përndryshe, Emina është e martuar me afaristin izraelit, Sam Nazarian dhe kanë dy fëmijë. /Lajmi.net/